Aktualitet

“Thethi s’pastrohet”, fotot që rrëzojnë akuzat, kazanët boshatisen 1 herë në javë

30 Korrik 2019, 18:52 Nga DOSJA
“Thethi s’pastrohet”, fotot që rrëzojnë akuzat,

SHKODËR- Një lajm i rremë është përhapur sot se në Parkun Kombëtar të Thethit, nuk pastrohen mbetje urbane. Pre e këtij lajmi fake kanë ranë të gjithë, ku u postuan dhe foto të kësaj perle të natyrës me pretendimin se nuk janë pastruar kontenierët e mbetjeve urbane që pas zgjedhjeve te 30 Qershorit.

Dosja.al ka siguruar foto reale të situatës së ditës sotme në Theth ku dallohen qartë kontenierët e pastruar ndërkohë që pastrimi në këtë zonë të thellë malore behet një here në javë, pasi dhe sasia e mbetjeve nuk është e madhe.

Data 22 dhe 29 Korrik, kane qenë ditët e caktuara nga firma kontraktuese për pastrimin e zonës ndërkohë që sipas informacioneve që disponon Dosja.al nga data 1 Gusht pastrimi do të kryhet dy herë në javë.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fake news per thethin pastrimi i thethit thethi pastrohet fake news per thethin pastrimi i thethit thethi pastrohet

Sondazh

Poll