Aktualitet

Shkoi me pushime tek familja në Greqi, zhduket pa lënë asnjë gjurmë shqiptari

30 Korrik 2019, 19:09 Nga DOSJA
Shkoi me pushime tek familja në Greqi, zhduket pa lënë asnjë

GREQI- Një ngjarje e rënë me protagonsitë një shqiptar ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar që kishte shkuar me pushime, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Sipas informacioneve mësohet se Policia greke ka filluar hetimet në zonën e Mastihochoria për të lokalizuar 26-vjeçarin shqiptar i identifikuar si Lorenc Metaj.

Ai raportohet të jetë zhdukur pasditen e së hënës nga Kalamoti ku jetonte këto ditët e fundit. I riu kishte qenë në ishullin Chios vetëm për 20 ditë, me qëllim që të vizitonte familjen e tij që banon në Kalamoti.

Policia greke ka bërë dhe apel të gjithë atyre që e shikojnë për të njoftuar duke lënë dhe një numër telefoni që të kontakotojnë. “Kushdo që sheh ose ka ndonjë informacion në dispozicion të tyre, kërkohet me mirësi të kontaktojë me komisariatin e policisë në telefon 2271071222”, shtohet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lorenc metaj policia greke zhduket shqiptari lorenc metaj policia greke zhduket shqiptari

Sondazh

Poll