Aktualitet

Robert Budina i prerë: Rama i shpalli luftë artistëve dhe ne do të luftojnë

31 Korrik 2019, 06:13 Nga DOSJA
Robert Budina i prerë: Rama i shpalli luftë artistëve dhe ne do

Tiranë-Vijon ende të jetë temë e nxehtë çështja e Teatrit Kombëtar. Së fundmi regjisori Robert Budina i ftuar në  emisionin “Tempora” në RTV Ora ka deklaruar se kryeministri i shpalli luftë artistëve dhe ata do të luftojnë.

Biseda:

Meço: Pse Aleanca nuk e ka tentuar referendumin më herët?

Budina: Ne kemi bërë një peticion vjet para se ta çonim punën në Presidencë. Nuk u taks për referendum ishte thjeshtë për të pasur numra se sa veta e mbështesnin kauzën e teatrit dhe ishin rreth 5700 në internet dhe 780 firma që nuk donin të shembej teatri dhe restaurohej. E dimë ne që kryeministri sot na shpalli luftë dhe ne nuk do të ikim do të luftojmë. Të tërë që flasin të vijnë tek teatri dhe shpëton teatri. Të jenë figurat atje dhe të luftojnë, nuk ka mundësi tjetër.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ngujimi te teatri robert budina teatri kombetar edi rama ngujimi te teatri robert budina teatri kombetar

Sondazh

Poll