Aktualitet

Kaloi vettingun/ Anëtari i KLP, Gentian Osmani përballet me kërkesën për shkarkim në KPA

Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak para se ai të zgjidhej anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Featured image of article: Kaloi vettingun/ Anëtari i KLP, Gentian Osmani përballet me kërkesën për shkarkim në KPA Gentian Osmani

TIRANË- Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, nis përballjen me Komisionerin Publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Osmani, prokuror i Krimeve të Rënda, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak para se ai të zgjidhej anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por, konfirmimi i tij në detyrë solli reagimin e menjëhershëm të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke argumentuar mbi problematika lidhur me ligjshmërinë e burimeve të pasurisë së tij.

Në të njëjtën linjë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit në detyrë të Gentian Osmanit, duke kërkuar largimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment