Art&Argëtim

FT- SHBA bashkon politikën, Yuri Kim "chin-chin" me Metën, Basha s'mungon kurrë. Berisha ende 'non grata'

Siç duket edhe nga fotot e shpërndara nga LSA, disa momente pikante janë siguruar nga Pallati i Brigadave. Ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet shpesh në Kuvend, por nuk mungon në asnjë event të Amerikës, e gjithmonë shoqërohet nga Enkelejd Alibeaj.

2 Korrik 2022, 14:10 Nga k.m.
FT- SHBA bashkon politikën, Yuri Kim "chin-chin" me Metën,
Pamje nga cermonia

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh me rastin e festimeve për ditën e 246-të të Pavarësisë së SHBA dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Siç duket edhe nga fotot e shpërndara nga LSA, disa momente pikante janë siguruar nga Pallati i Brigadave. Ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet shpesh në Kuvend, por nuk mungon në asnjë event të Amerikës, e gjithmonë shoqërohet nga Enkelejd Alibeaj.

I pranishëm ishte edhe Presidenti Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Duket se të dy kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, pasi të gjithë fotot i kanë duke qeshur. Madje Meta, në fund të mandatit të tij si president, ka lënë pas edhe përplasjet me ambasadoren Kim. Madje bën edhe "chin-chin" me të.

Megjithatë një gjë nuk ndryshon. Sali Berisha nuk është ftuar, mesa duket është ende "non grata" jo vetëm nga Amerika, por nga kudo që ka amerikanë.

yuri kim ilir meta

Sondazh

Poll