Art&Argëtim

Kush janë 'fanatikët' që i derdhin vargje Ramës? S'harrojnë as Ballukun e Gjiknurin, ministrat qeshin

Brenda tunelit, me këngë e valle, nuk mungoi as polifonia dhe isoja labe.

2 Korrik 2022, 15:55 Nga k.m.
Kush janë 'fanatikët' që i derdhin vargje Ramës?
Grupi “Zëri i Bilbilit”

TIRANË- Ditën e sotme u hap zyrtarisht rruga Kardhiq-Delvinë, që tashmë shkurton me 45 minuta rrugën për në Sarandë. Në inagurim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit me këngë labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Brenda tunelit, me këngë e valle, nuk mungoi as polifonia dhe isoja labe.

Nga tuneli i Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat e tij. Edhe pse jo më në detyrë, nuk e harruan as ministrin e dikurshëm të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, e po ashtu as pasardhësen e tij, Belinda Balluku.

“Tre janë emrat që ja bënë- Këtë dhuratë labërisë-Damjani edhe Balluku-Dhe kreu i qeverisë”

Por kush janë ata që i thurën lavde Ramës dhe tijëve?

“Zëri i Bilbilit” është grupi polifonik i krijuar në Sarandë ne vitin 2002, e nismëtari i parë i grupit ”Zëri i Bilbilit” Sarandë është Sinan Ahmeti. Grupi përfaqëson dhe propagandon vlerat artistike dhe historike të polifonisë, si një nga format më të hershme të muzikës popullore në Ballkan. Kanë dhënë koncerte në gjithë botën, por duket se momentin më të preferuar e kanë atë me kryeministrin Edi Rama. Edhe ky i fundit, ua bëri qejfin, pasi shkoi dhe pozoi me ta kur mbaruan ison. Me siguri kur kanë udhëtuar botën e kanë parë që askush nuk i thur vargje liderëve dhe krerëve të shtetit. Sidomos kur kryejnë detyrën.

”zëri i bilbilit” edi rama

Sondazh

Poll