Politike

VD-Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat

Lame nuk sqaroi nëse legalizimi ishte i ligjshëm, por me siguri që nuk ka qenë. Sepse, nëse ka qenë i ligjshëm, për çfarë arsye duhet t’i detyronte banorët të bëheshin pjesë e një show propagandistik? Nëse Kadastra ka bërë vetëm detyrën, pse duhet që të shtunën, në temperaturën 38 gradë në hije, të legalizuarit të rrinë në mes të diellit që ai të tregojë se po punon?

2 Korrik 2022, 14:27 Nga e.a.
VD-Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat
Artan Lame

TIRANË- “Dalim në TV sidomos të shtunën dhe të dielën qe te na shohin qytetaret, jo se kemi qejf,”- me këto fjalë e hapi Artan Lame spektaklin e organizuar prej tij, me banorët e një pallati të sapolegalizuar, që duhet të përdoreshin si spektatorë në ditët më të nxehta të vitit. Me 4 kamera, me kran dhe me dron, shpenzimi për spektaklin në mes të krizës, duhet të ishte më I madh se vetë kostoja e legalizimit.

Lame nuk sqaroi nëse legalizimi ishte i ligjshëm, por me siguri që nuk ka qenë. Sepse, nëse ka qenë i ligjshëm, për çfarë arsye duhet t’i detyronte banorët të bëheshin pjesë e një show propagandistik? Nëse Kadastra ka bërë vetëm detyrën, pse duhet që të shtunën, në temperaturën 38 gradë në hije, të legalizuarit të rrinë në mes të diellit që ai të tregojë se po punon?

Është e disa herë që Artan Lame del në fundjave më mikrofon në dorë, për të treguar arritjet e tij. Në një prej këtyre daljeve, bëri autogolin më spektakolar se të gjitha spektaklet që ka drejtuar, duke akuzuar veten për zhdukjen e faqeve të tëra nga regjistrat e pronave. Me këtë deklarim faji, çoi SPAK-un në Kadastër dhe e shndërroi veten në “person nën hetim”.

Pavarësisht kësaj, ai ndihej i qetë, në spektaklin e fundit. Në një moment interviston vartësen e tij, që emocioniohet nga pyetja e shefit. Pastaj thërret deputeten e zonës dhe ajo cohet me në bindje që vartëses së sapointervistuar, nuk i kishte shkuar mendja ta tregonte. Dhe, pasi e lë si pemë deputeten për minuta të tëra, vendos t’i japë fjalën me kushtin që të falenderojë, jo zotin, por Lamen.

Ky spektakël i shpifur, i një drejtuesi administrate, që sapo ka bërë një akt burokratik, ndërkohë që qindramijë prona janë ende të pahipotekuara, është shembulli i manipulimit publik, që jo gjithmonë mbetet në tentativë. Ky është shembulli i Rilindjes; po të mos punosh është më mirë, se bën show, po të zgjidhësh vetëm një problem në qindramijë fiton një spektakël propaganda, po t’i zgjidhësh të gjitha është thjesht statistikë.

Prandaj Kadastra është mbingarkuar më probleme pronash dhe zgjidh vetëm atë që i duhet për propagandën politike të fundjavës.

artan lame

Sondazh

Poll