Politike

Rama çon për 'riedukim' tjetër gazetar, PD: Është bërë si Kim Yong Un

Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e krahasoi reagimin e Rames me atë të liderit koreano-verior Kim Jong Un që kërkon tu mbyllë gojën gazetarëve.

2 Korrik 2022, 12:05 Nga e.k
Rama çon për 'riedukim' tjetër gazetar, PD:
Jola Hysaj

TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatin e zhvilluar ditën e djeshme mes kryeministrit Rama dhe gazetarit të A2 Klevin Muka teksa ky i fundit i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me faktin se bashkëshorti i saj biznesmeni dhe ish deputeti I PS Artan Gaçi është shpallur investitor stratgegjik por që përgjigjen e mori nga kryeministri.

Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e krahasoi reagimin e Rames me atë të liderit koreano-verior Kim Jong Un që kërkon tu mbyllë gojën gazetarëve.

“Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut,”- thuhet në deklaratë.Për PD, Edi Rama kërkon të bëj monologë në deklaratat për shtyp dhe jo dialog dhe diskutim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë. Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut. Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave. Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë. Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë. Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp. Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

Rama çoi në 'riedukim' një tjetër gazetar. Gjatë një konferencë për shtyp, gazetari Klevin Muka pyeti ministren Olta Xhaçka lidhur me bashkëshortin e saj biznesmen, i cili është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen iadha kryministri teksa ju drejtua se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

partia demokratike jola hysaj klevi muka edi rama

Sondazh

Poll