Politike

Braçe nuk i ndahet Frida Krifcës: Ikni nga kafet, hajde shesim shalqinin! Po kalbet në arë

Erion Braçe i kërkon ministres që të shkojë në terren, jo për të bërë filma dhe "PR" të bukur për veten, por për të parë gjendjen e prodhimit të shalqinit.  

2 Korrik 2022, 14:03 Nga k.m.
Braçe nuk i ndahet Frida Krifcës: Ikni nga kafet, hajde shesim
Erion Braçe dhe Frida Krifca

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe duket se nuk ndalet me sulmet ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Në një video që ka shpërndarë sot në profilin e tij në Instagram, Braçe i kërkon ministres që të shkojë në terren, jo për të bërë filma dhe "PR" të bukur për veten, por për të parë gjendjen e prodhimit të shalqinit.  

"Situata me shalqinin është dramatike, nuk bëhet fjalë për çmimin por prodhimin. Në kushtet e kësaj temperature, shalqini nuk rron më shumë se 5-6 ditë. Nuk po vilet prej ditësh, ose vilet fare pak. është një dramë që lidhet me punën dhe të ardhurat e atyre njerëzve atje. Një apel kam për ministrinë e Bujqësisë, lërini kafenetë dhe zyrat, jo për të bërë filma por të shitur prodhimin,"-shprehet Braçe në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË: 

"Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh; Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet! Ejani atje e merruni me lojën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë evropen por me cmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë pro bujqve dhe fermerëve. Duke folur e shifra konkrete në Kuvend, ai ka kërkuar shumë herë reagim nga qeveria, duke dalë indirekt kundër dhe “Open Ballkan”. Sipas Braçes, ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga tregtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë, duke mos e kursyer shumë herë edhe ministren.

frida krifca erion braçe prodhimi i shalqinit

Sondazh

Poll