Politike

VD-Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E hapi Damiani e Balluku

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle.

2 Korrik 2022, 12:10 Nga k.m.
VD-Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E
Pamje nga ceremonia

GJIROKASTËR- Valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrit Edi Rama për hapjen e rrugës që do të lehtësojë aksesin drejt Tiranës. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle. 

“Paska dhe male mbi male, që të çajë mes për mes. Tre janë emrat që jap unë, Damiani edhe Balluku, edhe kreu i qeverisë. Nisën punimet e para, nga 2007, po i sosi Edi Rama, në më pak se gjysmë mandatë. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërhordhoë. Tepelenë, Kuç edhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen pak minuta, Gjirokastra dhe Delvina,”- janë disa prej rreshtave në këngën për Ramën.

KËNGA E PLOTË:

I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim

Teksa vargjet këndoheshin, ishte ministrja Balluku ajo që u vu në siklet, duke e kaluar momentin me të qeshura bashkë me kolegun e saj, Gjiknurin.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës, me një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit të zonës dhe Shqipërisë.

rruga kardhiq-delvinë edi rama damian gjiknuri belinda balluku

Sondazh

Poll