Politike

Protesta e PD, gjimnazisti denoncon mësuesit militantë: Ftoj bashkëmoshatarët të protestojmë më 7 korrik

2 Korrik 2022, 11:15 Nga e.k
Protesta e PD, gjimnazisti denoncon mësuesit militantë: Ftoj
Erdi Jorgoni

TIRANË- Protesta e opozitës e thirrur për në datë 7 korrik para kryeministrisë duket se do të bëjë bashkë dhe shumë të rinj nga mbarë vendi.

Erdi Jorgoni, gjimnasisti nga Durrësi foli sot nga selia blu dhe u bëri thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të tij të bashkohen në protestë. Ai denoncoi atë që ai e quan ‘bullizmi politik në shkolla” pasi kishte rënë dhe vetë pre e tij nga mësuesit militantë të emëruar politikisht.

Ai e mbylli fjalën e tij duke ftuar të gjithë durrsakët dhe të rinjtë të bashkohen në shesh.

Fjala e plotë:

"Bullizim politik në shkolla", gjimnazisti Erdi Jorgoni denoncon mësuesit militantë: Ftoj bashkëmoshatarët të protestojmë më 7 korrik.

Unë jam Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi

Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq. Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik.

Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit. Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik. Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.

Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë. Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës. I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë.

Rrezikohet Shqipëria.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

partia demokratike protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll