Politike

Meta kujton 2 korrikun 1990:  Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani

2 Korrik 2022, 10:26 Nga e.k
Meta kujton 2 korrikun 1990:  Koha për të ndërtuar
korrik 1990

TIRANË-Presidenti I Republikës Ilir Meta ka përkujtuar sot 2 korrikun e vitit 1990 ku një grup shqiptarësh me në krye Ylli Bodikun çanë rrethimin e ambasadës gjermane dhe u futën brenda oborrit.

“Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas ngjarjeve të Ambasadave garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve”, shkruan Meta teksa ndan dhe videon nga momenti.

Meta u ka kujtuar dhe njëherë shqiptarëve që koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani dhe që kjo rrugë të garantohet shpejt është në dorën tonë.

ilir meta ylli bodinaku

Sondazh

Poll