Art&Argëtim

“Kam ndenjur 8 muaj pas saj”/ Olsi Bylyku dhe Egli rrëfejnë detaje nga marrëdhënia e tyre

Bylyku tha se Egli ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”.

1 Korrik 2022, 23:35 Nga F.M
“Kam ndenjur 8 muaj pas saj”/ Olsi Bylyku dhe Egli
Egli dhe Olsi Bylyku

TIRANË- Aktori Olsi Bykylku ka treguar se i janë dashur tetë muaj për të krijuar një lidhje me partneren e tij aktuale, Egi. I ftuar në "Më lër të flas", Bylyku tha se Egli ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”. Më pas, këngëtari ka shfaqur interesin e tij për ta njohur atë e pas një kohe të gjatë kanë krijuar lidhje.

Pjesë nga biseda: 

Egli: Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi.

Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…

Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…

Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)

Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas

Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt

olsi bylyku egli tako

Sondazh

Poll