Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion me subvencionet ne bujqësi, Gjykata e Korçës merr vendimin për Arbri Pajon dhe Shaban Zaçen

Seanca e sotme u mbajt pa praninë e avokatëve e tyre edhe pse ata kishin kërkuar që të mbroheshin nga avokatët e zgjedhur nga vetë ata.

1 Korrik 2022, 18:32 Nga I.A
Të akuzuar për korrupsion me subvencionet ne bujqësi, Gjykata e
Gjykata e Korçës

KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për inspektorin e AZHBR-së Arbri Pajon si dhe arrest shtëpie për blegtorin Shaban Zaçe, të cilët akuzohen për korrupsion me subvencionet ne bujqësi. 

Seanca e sotme u mbajt pa praninë e avokatëve e tyre edhe pse ata kishin kërkuar që të mbroheshin nga avokatët e zgjedhur nga vetë ata. Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatet e Korçës detyroi gjykatën të shtyjë dy herë gjatë ditës së djeshme dhe sot derisa pak më parë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë, e cila në mungesë të mbrojtësve u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre 

arbri pajo shaban zaçe gjykata e korçës

Sondazh

Poll