Aktualitet

PAKTI/ Ministria e Kulturës dhe TAP nënshkruajnë marrëveshje për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike

Sipas njoftimit, bëhet me dije se kjo marrëveshje parashikon një investim prej 1.4 milionë euro, e cila ka për synim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

1 Korrik 2022, 18:00 Nga I.A
PAKTI/ Ministria e Kulturës dhe TAP nënshkruajnë marrëveshje
Ministria e Kulturës

TIRANË- Ministria e Kulturës ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Trans Adriatic Pipeline (TAP) në lidhje me një projekt për raportimin, arkivimin dhe katalogimin e gjetjeve arkeologjike dhe artefaktet që mund të zbulohen gjatë ndërtimit të tubacionit të TAP.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se kjo marrëveshje parashikon një investim prej 1.4 milionë euro, e cila ka për synim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për zbatimin e projektit është përzgjedhur kontraktori  “Abkons shpk”, i cili do të jenë nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës.

Gjatë ndërtimit të këtij tubacioni, më shumë se 600 arkeologë punuan në të tre vendet pritëse për të monitoruar vazhdimisht punimet e ndërtimit dhe për të dokumentuar të gjitha gjetjet e trashëgimisë kulturore. Në vendin tonë janë zbuluar rreth 44,000 artefakte dhe 1,000 skelete në 12 gërmime të bëra nga TAP.

ministria e kulturës tap

Sondazh

Poll