Aktualitet

EMRI/ Aksident në Kapshticë, humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjeri

Mësohet se nga aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

1 Korrik 2022, 17:22 Nga I.A
EMRI/ Aksident në Kapshticë, humb jetën drejtuesi i mjetit,
Foto Ilustruese

KAPSHTICË- Një aksident i ka marrë jetën një 31-vjeçarit pasditen e sotme në Kapshticë. Mësohet se nga aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku drejtuesi i mjetit, Arjan Shtika, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar gjithashtu dhe pasagjeri me inicialet A.B. 

Njoftimi i Plotë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne kapshtice arjan shtika

Sondazh

Poll