Aktualitet

Celula e spiunazhit, SPAK urdhëron kontrolle në disa banesa në Tiranë, efektivët mësynë në mesnatë

Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qenë ato të Frederik Ymerit, ish-drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Laptop, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

1 Korrik 2022, 17:48 Nga F.M
Celula e spiunazhit, SPAK urdhëron kontrolle në disa banesa në
SPAK

TIRANË- Agjentët e SHISH dhe Antiterrorit kanë kryer kontrolle në banesat e disa personave që dyshohen për shitjen e informacioneve sekrete te vendet jo mike me Shqipërinë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se kontrollet janë kryer në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e SHISH të referuar në janar 2021 mbi një grup personash që sipas vëzhgimeve e përgjimeve, po mblidhnin informacione për ti dorëzuar tek shtetas të huaj.

Mësohet se nga kontrollet e zhvilluara në masnatë janë sekuestruar dokumente, USB dhe kompjutera, por nuk dihet ende se çfarë informacionesh përmbajnë ato. Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qenë ato të Frederik Ymerit, ish-drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Laptop, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin tetor 2021 të kryer në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara. Gjithashtu synimi ka qenë në sekuestrimin e shumave të parave në lekë apo valutë të huaj si dollarë dhe euro, të cilat mund të jenë mbajtur në banesë dhe përfituar nga aktiviteti kriminal i tyre.  Mësohet se një pjesë e materialeve që janë gjetur në banesa dhe sekuestruar nga agjentët e Antiterrorit, kanë qenë materiale pune që nga koha kur këta personazhe kanë shërbyer pranë Aparatit Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Të sekuestruara nga OPGJ janë dhe dhjetëra studime dhe broshuara të ndryshme mbi krimin dhe spiunazhin.

Dosja e hapur në janar 2021 me referim nga Shërbimi Informativ, përmban raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti, dhe Maksim Ferra. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë çështje. 

celula e spiunazhit ne tirane

Sondazh

Poll