Aktualitet

ZANAFILLA/ Sherri në resort, djali u dhunua se ngacmoi një vajzë, e reja e refuzoi, insistimi ‘nxehu’ miqtë e saj

Edhe pse vajza, bija e një personi në fushën e drejtësisë e ka refuzuar djalin, i riu ka këmbëngulur e kjo gjë ka sjellë reagimin e të afërmve e miqve të të resë.

1 Korrik 2022, 18:29 Nga F.M
ZANAFILLA/ Sherri në resort, djali u dhunua se ngacmoi një vajzë,
Dhunohet i riu në resort

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur zanafillën e sherrit të ndodhur në periferi të Tiranës, në një nga resortet më në zë. Mësohet se i ri që dhunohet ka ngacmuar një vajzë që po pushonte në restort. Edhe pse vajza, bija e një personi në fushën e drejtësisë e ka refuzuar djalin, i riu ka këmbëngulur e kjo gjë ka sjellë reagimin e të afërmve e miqve të të resë.

Ata e kanë dhunuar të riun, siç shihet edhe në videon e publikuar, por nuk dihet se si ka përfunduar sherri. Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet vetëm se në sherr janë përfshirë tre të dehur që janë zënë me njëri-tjetrin, por nuk shpjegohet nëse i dhunuari ka përfunduar në spital apo nëse ka pasur të proceduar për sherrin.

policia e tiranes dhunohet i riu ne tirane

Sondazh

Poll