I riu u dhunua nga një grup djemsh, policia: Ishin tre të dehur, goditën njëri-tjetrin
Sipas policisë ishin të dehur dhe kanë goditur njëri-tjetrin.
TIRANË- Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me një sherr të ndodhur në një resort në periferi të kryqytetit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në sherr janë përfshirë tre persona, që sipas policisë ishin të dehur dhe kanë goditur njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:-D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje". Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë është publikuar dhe videoja ku shihej momenti i dhunimit të të riut. Në video shihet se 10 të rinj i sulen një tjetri me grushte e shkelma. Ata e godasin të gjithë bashkë dhe më pas e shtrijnë buzë pishinës së resortit për të vijuar me sulmin.
Pse ka nisur sherri?
Gjithçka ka ndodhur për ngacmimin e një vajze që po pushonte në resort. E reja është ngacmuar sistematikisht nga djali që dhunohet në video. Edhe pse vajza, bija e një personi në fushën e drejtësisë e ka refuzuar djalin, i riu ka këmbëngulur e kjo gjë ka sjellë reagimin e të afërmve e miqve të të resë. Ata e kanë dhunuar të riun, por nuk dihet se si ka përfunduar sherri. Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet vetëm se në sherr janë përfshirë tre të dehur që janë zënë me njëri-tjetrin, por nuk shpjegohet nëse i dhunuari ka përfunduar në spital apo nëse ka pasur të proceduar për sherrin.
Sondazh
Vodhën shampanjë me vlerë 200 mijë euro, vihen në pranga 2 "skifterët" shqiptar në Itali
Mall i sekuestruar ITALI- Dy shqiptar të moshës 24 dhe 28 vjeç u arrestuan në Santa Maria Capua Vetere nga Policia e Shtetit me akuz&...
Shpejtësi skëterrë deri në 207 km/h, arrestohen 15 shoferë në Tiranë
Pamje nga video TIRANË- 15 drejtues mjetesh janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për shkelje të rregullave të...
Aksident në Levan-Tepelenë, 3 persona të lënduar
Foto Ilustruese TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se nga aksidenti ka tre...
U përmend në dosjen e celulës së spiunazhit, Qyno poston foto krah Ferrës: Ka bërë operacion në zemër, u hetua e është i lirë
Makism Ferra dhe Elton Qyno TIRANË- Maksim Ferra, drejtuesi i organizatës “Unioni Stop Krimit” që përmendet në dosjen ...
‘Më dhunon gjithë fshati’, rrëfimi i gruas nga Tirana: Burri ua ka lënë porosi nga burgu
Grua e dhunuar TIRANË- Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhuno...
Shtohen të infektuarit me Covid në Shqipëri, 619 të sëmurë brenda 24 orëve, 1 viktimë
Infektivi COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1729 testime, 619 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 339 të shë...
Humbi kontrollin dhe u përplas me pemën, hunb jetën 18-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRI+FOTO)
Bianca Papushallaj ITALI- Një tragjedi që tronditi të gjithë komunitetin e Castelmassës në Itali ku për shkak ...
Ra nga makina? 60-vjeçari në Dibër u vra, arrestohet personi që e hodhi në tokë
DIBËR- 60-vjeçari Nuri Basha, që u raportua se vdiq në mënyrë aksidentale gjashtë ditë më parë në Dib...
300 rrënjë kanabisi e 1600 fara, arrestohet në Sarandë i dënuari me 4 vite burg për drogë
Foto Ilustruese SARANDË- Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sot në Sarandë pasi ishte d&...
Nga sot hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Rama dhe Kurti TIRANË- Duke filluar nga sot hyn në fuqi një nga 19 marrëveshjet e firmosura midis qeverive të Shqipë...
