Bota

Bordi i MCC aprovon 236.7 milionë dollarë për Kosovën, Kurti: Investimi më i madh në fushën energjitike

Në një postim në Twitter Kurti tha se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që po bëhet në Kosovë deri ditët e sotme si dhe falenderoi partnerët dhe aleatët.

1 Korrik 2022, 17:09 Nga d.a.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236, 7 milionë dollarësh.

Në një postim në Twitter Kurti tha se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që po bëhet në Kosovë deri ditët e sotme si dhe falenderoi partnerët dhe aleatët.

Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për trancizionin tonë të energjisë. Falënderime të veçanta për dy ekipet tona për punë e shkëlqyer. Miqtë, partnerët, Aleatët”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë për këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministrja Artane Rizvanolli, e cila e ka konsideruar si lajm të mrekullueshëm dhe investimin më të madh në Kosovë.

Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik. Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, ka shkruar ajo.

albin kurti kontrata me mcc

Sondazh

Poll