Bota

Marrëveshja Finlandë-Turqi, Haavisto: Nuk kemi diskutuar në Madrid për ekstradimit e ndonjë individi

Sot në mëngjes ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se Finlanda dhe Turqia nuk diskutuan ekstradimin e ndonjë individi apo grupi njerëzish të caktuar gjatë negociatave në samitin e NATO-s.

1 Korrik 2022, 15:32 Nga d.a.
Marrëveshja Finlandë-Turqi, Haavisto: Nuk kemi diskutuar në
foto ilustruese

FINLANDË- Procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO duket se ka ende disa vështirësi përpara. Ftesa duhet të ratifikohet në parlament nga të 30 aleatët dhe duket se ka ende një konflikt midis vendeve nordike dhe Turqisë mbi atë që u ra dakord në fillim të javës në Madrid. Turqia kishte kërcënuar të vërë veton ndaj ofertës së anëtarësimit të saj.

Sot në mëngjes ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se Finlanda dhe Turqia nuk diskutuan ekstradimin e ndonjë individi apo grupi njerëzish të caktuar gjatë negociatave në samitin e NATO-s.

"Ne ramë dakord që tani kemi një tekst të nënshkruar dhe gjithçka që kemi nënshkruar është në tekst. Ne nuk kemi diskutuar në Madrid për ndonjë individ.”- tha Haavisto në një konferencë shtypi në Helsinki.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha dje se Finlanda dhe Suedia duhet të mbajnë premtimet për ekstradime të bëra gjatë bisedimeve, ose ratifikimi i anëtarësimit të vendeve nordike në NATO nuk do të dërgohet në parlamentin turk.

Pas katër orësh bisedimesh në Madrid të martën, Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum të përbashkët mbi masat e sigurisë në këmbim të heqjes së vetos së Turqisë për anëtarësimin e tyre në NATO, të vendosur nga Ankaraja në maj për shkak të shqetësimeve të saj për terrorizmin. Memorandumi i nënshkruar nuk listonte asnjë person për ekstradim.

pekka haavisto  finlanda dhe suedia ne nato

Sondazh

Poll