Bota

Deklarata e 6 viteve më parë kundër UÇK-së, Hekuran Murati kërkon ndjesë: Kam përdorur gjuhë të gabuar

Pas bujës që bëri rikthimi në vëmendje i këtyre postimeve, Murati është shprehur se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare. Ndërsa përsa i takon gjuhës së përdorur në ato postime, ministri ka kërkuar falje.

1 Korrik 2022, 17:01 Nga d.a.
Deklarata e 6 viteve më parë kundër UÇK-së, Hekuran
Hekuran Murati

KOSOVË- Ministri i Finacnave të Kosovës Hekuran Murati ka kërkuar falje për deklaratën e bërë 6 vite më parë në disa postime në rrjetet sociale mbi veteranët e UÇK-së.

Pas bujës që bëri rikthimi në vëmendje i këtyre postimeve, Murati është shprehur se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare. Ndërsa përsa i takon gjuhës së përdorur në ato postime, ministri ka kërkuar falje.

"I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre."- u shpreh Murati.

Në një postim të vitit 2016 Murati shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.

 

hekuran murati postimi per uçk

Sondazh

Poll