Bota

Deklarata e Muratit kundër UÇK-së, PSD organizon protestë më 6 korrik për dorëheqjen e tij

PSD-ja tha se do të mbajë një protestë më 6 korrik në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të kërkohet shkarkimi i Muratit.

1 Korrik 2022, 15:46 Nga d.a.
Deklarata e Muratit kundër UÇK-së, PSD organizon protestë
PSD

KOSOVË- Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) në një konferencë për shtyp ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas një postimi të bërë prej tij më 2016 kundër UÇK-së.

PSD-ja tha se do të mbajë një protestë më 6 korrik në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të kërkohet shkarkimi i Muratit.

Në konferencë, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirimi.

Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së. Ndërsa Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja.

partia socialdemokrate e kosovës protesta ne kosove hekuran murati dardan molliqaj

Sondazh

Poll