Bota

VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin francez, Mickoski: Qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët

Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët dhe akuzoi kryeministrin Kovaçesvki për tradhëti dhe turp dhe se po shkatërron gjeneratës e ardhme.

1 Korrik 2022, 15:36 Nga d.a.
VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin francez, Mickoski: Qeveria gënjen dhe
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në një konferencë për media deklaroi se për të dhe partinë e tij VMRO-DPMNE propozimi francez është i papranueshëm.

Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët dhe akuzoi kryeministrin Kovaçesvki për tradhëti dhe turp dhe se po shkatërron gjeneratës e ardhme.

Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti.

Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur. Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili njëherit ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten në protestën e nesërme para Qeverisë në ora 19:00.

hristijan mickoski dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll