Politike

VD-Mandati i Xhaçkës, Balla: Mund të vijë vetë ministrja këtu, ose me përfaqësues, rrini të qetë

Balla deklaroi se ministrja mund të vijë kurdo në komision, vetëm ose të mbrohet nga përfaqësues të tjerë. 

1 Korrik 2022, 13:32 Nga A.B
VD-Mandati i Xhaçkës, Balla: Mund të vijë vetë
Taulant Balla

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla deklaroi se ministrja mund të vijë kurdo në komision, vetëm ose të mbrohet nga përfaqësues të tjerë. 

Taulant Balla: Duhet që kurrë të mos bëni gabimin që të keqcitoni atë që kemi thënë. E hapim proces verbalin se e drejta për t'u dëgjuar është kushtetuese. Ju thatë duhet të jetë  me patjetër, është e drejtë që e vendos vetë, ne e kemi detyrimin që t'i marrim me shkrim. Unë e vlerësoj atë që thatë ju, nuk  mund ta lënë procesin. Unë them se po e ndërpresim këtu, natyrshëm që të bëhet dhe kjo, të mund të vijë vetë deputeti të vijë me përfaqësues të tij, ky është parlamentarizmi, rrini të qetë se procedura duhet të respektohet. Ti e kujton, unë e festoj. Këtu e leme.

Lindita Nikolla: Për të qënë me publikun..

taulant balla olta xhacka

Sondazh

Poll