Aktualitet

Arrestohet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda, futi në burg gjqytarin Shkëlqim Miri

30 Korrik 2019, 15:56 Nga DOSJA
Arrestohet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda, futi në

ANGLI- Gentian Doda, 40-vjeçari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e Policisë në Londër  dha tashmë kanë vijuar prodecurat për ekstradimin e tij. Doda njihet në botën  e krimit, si njeriu që futi në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Në atë kohë është raportuar se Doda i shpëtoi dënimir me 20 vite burg për vrasje, duke korruptuar gjyqtarin. Lajmi për prangosjen e të shumëkërkuarit, konfirmohet nga burime policiore të cilat bëjnë me dije se prej 3 muajsh janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat.

Tashmë çështja e tij është në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997. Por Doda ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit. Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.

Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i shumekerkuari ekstradohet gentian doda gentian doda shkelqim miri arrestohet i shumekerkuari ekstradohet gentian doda gentian doda shkelqim miri

Sondazh

Poll