Aktualitet

Sherr në Kavajë, militantët e PD përplasen me ata të PS/ Socialistët tërhiqen, Krali s’hyn dot në zyrë (VD)

30 Korrik 2019, 10:26 Nga DOSJA
Sherr në Kavajë, militantët e PD përplasen me ata të

KAVAJË- Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe kryetarit aktual të Bashkisë, Isa Sakja janë përplasur me mbështetësit e PS dhe policinë e Shtetit. Ata nuk lejojnë hyrjen e kryetarit të ri të bashkisë Redjan Krali në ambientet e bashkisë.

“Bashkia është e popullit, jo e policisë. Ne s’kemi ardhur të vritemi me popullin. Besoj se do e zgjidhim”-tha përfaqësuesi i policisë.

Ndërkohë që prefektja e qytetit tha se ka tentuar disa herë të komunikojë me kryetarin aktual, Isa Sakja, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin. “Ne po ushtrojmë të drejtën tonë ligjore. Nuk kemi për synim të përplasemi me njeri. Kam tentuar të komunikoj me Isa Saken. E mora edhe qëparë në telefon, por nuk ma hapi”.-tha ajo.

Redjan Krali, kandidati fitues i PS më 30 qershor, bëri sot betimin në ambientet e prefekturës, pasi Isa Sakja nuk e lejoi që të hynte në bashki. Gjatë mëngjesit nuk munguan as përplasjet, duke sjellë edhe FNSH në Kavajë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betimi i redjan kralit isa sakja redjan krali betimi i redjan kralit isa sakja redjan krali

Sondazh

Poll