Aktualitet

Plagosën për hakmarrje 24-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit dibranë, teksa festonin daljen e shokut nga burgu (VD)

30 Korrik 2019, 13:07 Nga DOSJA
Plagosën për hakmarrje 24-vjeçarin, arrestohen dy

DIBËR- Dy persona (vëllezër), janë arrestuar nga policia ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen se kanë plagosur një 24-vjecar me armë zjarri, para një viti.

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit e arrestuar janë: K. K, 36 vjeç, dhe A. K, 28 vjeç, të cilët rezultojnë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës.

Njoftimi i plotë: 

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor  i koduar “Tartaj”

Kapen dhe arrestohen 2 persona (vëllezër), me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit të datës 30.07.2019, finalizuan me sukses  operacionin policor të koduar “Tartaj”

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

-K, 36 vjeç dhe K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër)

Këta shtetas u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj,  Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentative”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezerit diber operacioni tartaj arrestohen dy vellezerit diber operacioni tartaj

Sondazh

Poll