Aktualitet

Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë hynë në grevë urie, letër Ramës dhe Metës (8 kërkesat)

30 Korrik 2019, 10:26 Nga DOSJA
Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë hynë

Tiranë- Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë janë futur në grevë urie pasi kërkojnë kushte më të mira.

Të paraburgosurit i kanë dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Drejtësisë dhe presidentit Ilir Meta, e cila përmban 8 pika,  ku kërkojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Mësohet se të burgosurit kanë hyrë në grevë urie pa afat.

Të burgosurit kërkojnë: të mundësojnë aktivitete sportive, kushte ajrimi, takim me familjarët në rast feste ose hidhërimi, të përmirësohet cilësia e ushqimit, lejimi i bombolës së gazit, të përshtaten dhomat e takimit me familjarët, të eleminohet dhuna psikologjike, të respektohet rregulloja e burgjeve.

Ata u ngritën sërish në protestë në muajin mars për shkak të ndryshimit të rregullores, që përcakton se të burgosurit nuk duhet të marrin më shumë se 5 kilogramë ushqim nga të afërmit e tyre. (lexo këtu)

Letra e të paraburgosurve:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet të burgosurit letër ramës dhe metës të burgosurit në grevë urie të paraburgosurit e burgut “302” të burgosurit letër ramës dhe metës të burgosurit në grevë urie të paraburgosurit e burgut “302”

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2019, 05:50

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taks...