Politike

VD-Negociatat, Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, diskutimet. Ky është shansi i fundit...

Edi Rama tha me propozimin e ri dhe të fundit, është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. 

1 Korrik 2022, 13:18 Nga k.m.

 

VD-Negociatat, Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se presidenti francez Emmanuel Macron ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Europian. Në një fjalë para gazetarëve, Rama tha me propozimin e ri dhe të fundit, është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. 

"Kam qenë gjithë kohës në kontakt me presidentit. Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, edhe pas mesante kemi shkëmbyer mesazhe për këtë proces. Në këndvështrimin e tij, që është edhe përfundimtari, është i pranueshëm. Qeveria, shumica e parlamentit duhet ta pranojë pa asnjë hezitim. Është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. Bisedova edhe me presidentin e Bullgarisë. është e qartë për të gjithë se nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë,"-tha Edi Rama.

edi rama edi rama 1 korrik 2022

Sondazh

Poll