Politike

Ftohje me Berishën? Këlliçi: Një spinof i bërë nga mediat, Meta bën mirë të kthehet në politikë!

Këlliçi tha se këto lajme kanë dalë nga njerëz që u intereson që diversioni të mbetet gjallë në PD.

30 Qershor 2022, 20:40 Nga F.M
Ftohje me Berishën? Këlliçi: Një spinof i bërë
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka mohuar të ketë ndonjë largim apo ftohje me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në ‘Frontline’, Këlliçi tha se këto lajme kanë dalë nga njerëz që u intereson që diversioni të mbetet gjallë në PD. Ai shtoi se bashkëpunimi mes tij dhe Berishës është i shkëlqyer. Për Presidentin Ilir Meta, Këlliçi tha se duhet të kthehet në politikën aktive. 

Pjesë nga intervista:

Do bashkëpunonit me Ilir Metën?

Nëse ka mbështetje më të madhe se sa PD, i bie që po. Por primatin e opozitarizmit në këtë vend e ka PD. Që Ilir Meta kthehet në politikë aktive, është e drejtë, bën mirë që kthehet. Me gjithë kontributin dhe dritëhijet. Duhet të jemi të gjithë bashkë në 7 korrik. Vetëm nuk fitojmë dot. Në 25 prill të vitit të kaluar kemi marrë mbi 6 mijë vota. Na duhen edhe 70 mijë vota të tjera. Do na duhen dhe 100 mijë vota, dhe për këtë s’kam asnjë kompleks të bashkohemi. Ftoj çdo qytetar që të vijë në protestë, për të ardhmen e këtij vendi.

A ka një ftohje me Berishën?

Zero! Është një spinof i bërë nga mediat. Nga ata që tentojnë të mbajnë diversionin gjallë në PD. Zoti Berisha njihet për një gjë, për vendimet e tij që i shkon deri në fund. Bashkëpunimi me Berishën është i shkëlqyer. Edhe zonja Kokalari mirë ka bërë që ka qenë në foltoret e Berishës.

belind kellici sali berisha

Sondazh

Poll