Politike

Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë në protestë

Sipas Berishës, kjo dyshe u kujton demokratëve gjëra që ata duan t'i lënë pas.

30 Qershor 2022, 20:07 Nga F.M
Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët të jenë pjesë e protestës që do të zhvillohet në 7 korrik, pëveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë në Euronews, Berisha tha se ftesa është për të gjithë shqiptarët me përjashtim të ‘Alibashës’, referuar këtu Alibeajt e Bashës. Sipas Berishës, kjo dyshe u kujton demokratëve gjëra që ata duan t'i lënë pas.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll