Politike

Rama nëshkruan me kompaninë ENAGAS në Madrid: Varemi nga humori i atij lart

Rama gjithashtu ka shtuar se po tërheqin çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive të njohura për të transformuar vendin në pikë të rëndësishme shpërndarjeje të gazit në rajon.

30 Qershor 2022, 19:49 Nga I.A,F.M
Rama nëshkruan me kompaninë ENAGAS në Madrid: Varemi nga humori i
Edi Rama

SPANJË- Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për energjinë me kompaninë spanjjolle ENAGAS. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku njoftoi se vendi po investon në energjinë diellore. Rama gjithashtu ka shtuar se po tërheqin çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive të njohura për të transformuar vendin në pikë të rëndësishme shpërndarjeje të gazit në rajon.

"Ne varemi nga humor i atij lart," tha Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Postimi i Plotë:

Madrid – Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin

edi rama

Sondazh

Poll