Politike

Vasilika Hysi habit të pranishmit në takim me Berishën! Avokatja: Rastësi, kam të njëjtin emër si zysha

Të gjithë menduan se bëhej fjalë për socialisten.

30 Qershor 2022, 19:43 Nga F.M
Vasilika Hysi habit të pranishmit në takim me Berishën! Avokatja:
Vasilika Hysi, gruaja në takim me Berishën

TIRANË- Një grua me emrin Vasilika Hysi ka bërë që kokat e të gjithë të pranishmëve në takim me kryedemokratin Sali Berisha, të kthehen tek ajo. Ishte deputetja Albana Vokshi ajo që e përmendi me emër dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për socialisten me të njëjtin emër.

“Është një rastësi, rastësi që kam emrin me zyshen, të njëjtë,”- tha gruaja përballë Berishës, e cila është me profesion avokate.

“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për të njëjtën,”- tha Vokshi.

Sondazh

Poll