Politike

Vokshi: Gratë janë viktima të keqqeverisjes së Ramës! Bashkohuni me protestën e 7 korrikut!

Vokshi tha se ato pësojë dhunë verbale, psikologjike, fizike dhe institucionale.

30 Qershor 2022, 19:19 Nga F.M
Vokshi: Gratë janë viktima të keqqeverisjes së Ramës!
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi deklaroi gjatë takimit të kryetarit të PD, Sali Berisha me forumin e gruas, se "gratë janë viktimat më të mëdha të keqqeverisjes së Edi Ramës".

Vokshi tha se ato pësojë dhunë verbale, psikologjike, fizike dhe institucionale. Ajo u bëri thirrje të gjitha nënave, grave e vajzave që të bashkohen me protestën e 7 korrikut kundër dhunës qeveritare ndërsa shtoi se duhet të ngrenë zërin për një të ardhme më të mirë.

Në një studim të fundit të OSBE 67 për qind e grave në Shqipëri pësojnë një llojë dhune. 1800 mbeten të pa raportuara, mekanizmi nuk funksionon. Rama bëhet shpesh nxitës i dhunës ndaj grave dhe institucionet shtetërore nuk mbrojnë gratë por vihen në anën e dhunuesve. Numri i grave ministre dhe deputete, pavarësisht se Rama e shet si fitore është propagandë e fasadë për të mbuluar mjerimin në familjet shqiptare, dhe viktimat janë gratë.

I drejtohem nënave, grave, vajzave të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Ejani protestoni më 7 korrik. Duhet të protestojmë së bashku. Të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Protestë për fëmijët tanë, që mos t'i rrisim e t'i largojmë nga Shqipëria. Protestë për familjet tona që mos të vuajnë çdo ditë keqqeverisjen. Zëri ynë bëhet më i fortë kur protestojmë së bashku”, tha Vokshi.

albana vokshi sali berisha

Sondazh

Poll