Politike

VD-Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, Salianji: Politikë zhvatje

Deputeti tha se qeveria i shërben vetëm kriminelëve të cilët pastrojnë paratë në kryeqytet. 

30 Qershor 2022, 14:32 Nga A.B
VD-Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se me anë të aktit normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, qeveria po kryen politikë zhvatje. Deputeti tha se qeveria i shërben vetëm kriminelëve të cilët pastrojnë paratë në kryeqytet. 

'A duhet të penalizoheshin këto kompani pasi nuk i kanë kryer punët me afat? Këtyre u jepen lekë shtesë. Nuk kryhen punimet në rrugë, në këtë situatë këta marrin dhe më shumë para. Për të kuptuar realitetin, shikoni se për cfarë bëhet diskutimi. është bërë diskutim se kanë humbur lopët, ndërkohë që për fermerët nuk ka ndihmë. Dje u vendos tritoli, e 7-ta Shqipëria për drogën. Paratë vendi i ka marrë duke zhvatur qytetarët. Nuk ndihmohen familjet në nevojë. Ca të votosh, që atyre t'u jepet para, që të marrin dhe më shumë e të fitojnë. Kjo është politikë zhvatje, e hapur me ligj. Cfarë ndodh me këto para? Një pjesë e madhe po i bëjnë pastrim në Tiranë. Ndërtimet rriten e burimi i parave nuk dihet se nga vjen.Ngaqë nuk ka prioritete ndodh që shteti të vihet në shërbim të kriminelëve. Ja ku keni atë sot në Elbasan, dy zv.drejtorë policie, pasi kanë manipuluar ngjarjen për interes të PS. Për shkak se është një qeveri që i shërben vetëm një grupi njerëzisht prandaj ka përfunduar gjendja në këtë formë. '- tha Salianji. 

seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll