Politike

VD-'Ministria ka dhënë 22 mln mbështetje' Krifca: 5 muajt e parë të vitit ishin të mirë për fermerët

Krifca deklaroi ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, se muajt e parë të vitit kanë qënë të mirë për fermerët.

30 Qershor 2022, 13:01 Nga A.B
VD-'Ministria ka dhënë 22 mln mbështetje' Krifca: 5
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, se muajt e parë të vitit kanë qënë të mirë për fermerët. Po ashtu, ajo bëri të ditur se ministria ka akorduar 22 milionë euro mbështetje për fermerët e se do të vazhdojë dhe më shumë. 

'Në Berlin u mbajt mbledhja e grupit të 7 vendeve, doli me një deklaratë të veçantë për të siguruar furnizimin me grurë. Duke cituar deklaratën e G7, lufta ka goditur rëndë grurin. Për këtë krizë u shpall aleanca. Shqipëria ka marrë pjesë në këtë konferencë që parapriu takimin e G7. Për të siguruar akses në tregjet në Shqipëri. Ndërsa përballemi me rritjen e cmimeve të gjithë ndjejmë nevojën për ndihmë. Shqipëria ka mbajtur barrën, që na takon për këtë situatë të krijuar, kjo parantezë tregon se ministria po ndjek me vëmendje dinamikat e furnizimit me ushqime në vend. Ndërsa kemi ndërmarrë këtë hapa, prodhimi bujqësor ne vend po rritet, prodhimi i grurit ka qënë i lartë, më i lartë se ai i vitit të kaluar. Ministria do të rrisë instrumentat për grurin e misrin në vend. Cmimet mesatare të blerjes së grurit, pjesë e prodhimit shkon dhe për fermerët. Bujqësia shqioptare tregon qëndrueshmëri në vend. Në INSTAT, nuk kshte njeri që krenohej se prodhimi i perimeve është rritur, rrushi me 6.2%, me 10% të bimëve mjekësore. Viti i shkuar pati rritje 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga të gjitha parashikimeve tona presim vijim trendi eksportesh dhe për vitet e tjera të vitit, ka qënë një vit i mirë për fermerët. Në këtë rritje, e kam theksuar se nuk ka ndodhur vetvetiu por është rrjedhojë e investimeve të qeverisë. 

Blegtoria mbulon 97% të prodhimeve në vend. Këto stabilimente punësojnë mbi 1 mijë punonjës. Inventarizimi fizik ka filluar të bëhet në vitin 2019, jo duke përdorur strukturat zyrtare të shtetit shqiptar. Kemi mundësuar rritjen e numrit të veterinerëve. Kjo strukturë do të bëjë një azhornim të plotë të numrit të krerëve. Ka rritje të krerëve në fermat blegtorale që kanë nga 10 deri në 15 krerë. Kjo ka të bëjë me konkurencën për fuqi punëtore. Ky nuk është fenomen vetëm i joni, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi ka ulje të numrit. Ministria e Bujqësisë po ndjek me vëmendje këtë sektor. Dua të them se vetëm këtë vit, në 6 mujorin e parë, në mbështetje të krizës, deri më sot fermeret kanë marrë 22 milionë euro mbështetje, nëpërmjet skemës së bimëve medicinale apo formave të tjera. Këtë rrugë do të vazhdojmë dhe në vijim. '- tha Krifca.

frida krifca seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll