Politike

Protesta e 7 korrikut/ Korreshi ironizon Berishën, konfirmon pjesëmarrjen në protestë: S’jam pjesë e strukturave

I pyetur në lidhje me batutën e tij lidhur me kostumin, nëse do ta pranonte sido që të ishte, ai foli dhe për preferencat e tij. 

30 Qershor 2022, 13:06 Nga k.m.

 

Protesta e 7 korrikut/ Korreshi ironizon Berishën, konfirmon
Saimir Korreshi

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i pyetur nga gazetarët para seancës plenare në Parlament, konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Berisha. I pyetur në lidhje me batutën e tij lidhur me kostumin, nëse do ta pranonte sido që të ishte, ai foli dhe për preferencat e tij. 

"Masë për kostum nuk na kanë marrë me thënë të drejtën, nuk e di si do e qepin, por për të marrë pjesë në protestë unë kam thënë nuk e ndërroj, do ta marr. Strukturat janë dyzuar, të pyesin jo po me kë je ti. Nuk të pyesin më a je kundër qeverisë, po a je me Lulin apo me Saliun. Ka ngelur një pyetje që do zgjidhje. Dhe unë mendoj se duhet të ketë një zgjidhje në Partinë Demokratike dhe nuk ka më struktura, ka demokratë, njerëz kundër kësaj qeverie që duan të vijnë protestë. Kjo është zgjidhja që të shkohet në protestë kundër qeverisë, jo se je me njërin apo me tjetrin. Po tani nëse do të jetë një këmbë më i shkurtër një më i gjatë nuk shkon, jo për gjë, por duhet depiluar pastaj,”- tha ai.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

saimir korreshi

Sondazh

Poll