Politike

VD-'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë që marrin fonde publike

Sula deklaroi ditën e sotme se akti normativ që po diskutohet ditën e sotme nuk po trajtohet në mënyrën e duhur. 

30 Qershor 2022, 12:53 Nga A.B
VD-'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme se akti normativ që po diskutohet ditën e sotme nuk po trajtohet në mënyrën e duhur. 

Dashnor Sula: Ky akt nuk është akt gabim, por mënyra sesi serviret, duke pasur parasysh që kjo qeveri nga 1 tetori 2013 deri më tani ka qeverisur me 112 akte normative. Kjo qeveri i bën aktet normative sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se duhet të indeksohen. Po pse të kompensohen kompanitë e ndërtimit që marrin fonde publike, nuk indeksohen qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. Filozofit që na tregon ministrja nuk janë të vërteta. U ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj, ua zgjidh hallin pensionistëve? Po ato kompani ndërtimi janë aty që ndërtojë kullat këtu, a e dini ju ministre që çdo katër kate-pesë kate janë pa leje. Këto kulla janë në proces legalizimi për të shmangur taksën 12% të bashkia. A e dini ju qeveritare ca janë ato kulla te liqeni, që janë pa leje. Katër kate pa leje të 15-katëshim te këndi i lojërave te liqeni, ju fusni në burg fshatarët për një avlli. Pjesa tjetër që marrin fonde, vjedhin dhe i pinë gjakun qytetarëve. 8 persona janë në kërkim ndërkombëtar dhe vazhdojnë aktiviteti ekonomi. Janë kulla të personave që kanë lidhje me qeveritarët me politikanët”, tha Sula.

seance plenare 30 qershor 2022 dashnor sula

Sondazh

Poll