Bota

Pezullohet ekstradimi në Itali i bosit të Ndranghetas Rocco Morabito nga Brazili

Sipas të përjavshmes Veja, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar Gjykatën e Lartë Federale (Stf) se ka pezulluar ekstradimin e Morabitos për hapjen e mundshme të një procedimi ndaj tij nga drejtësia braziliane.

30 Qershor 2022, 14:44 Nga d.a.
Pezullohet ekstradimi në Itali i bosit të Ndranghetas Rocco Morabito
Rocco Morabito

BRAZIL-Ekstradimi në Itali i bosit 56-vjeçar të Ndrangheta Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të drogës në botë, është pezulluar në Brazil për shkak të ekzistencës së një urdhër-arresti kundër tij të paraqitur në Sao Paulo.

Sipas të përjavshmes Veja, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar Gjykatën e Lartë Federale (Stf) se ka pezulluar ekstradimin e Morabitos për hapjen e mundshme të një procedimi ndaj tij nga drejtësia braziliane.

Më 24 qershor, Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e fundit të avokatëve të Morabitos dhe gjyqtari i gjykatës më të lartë, Carmen Lucia, kishte urdhëruar ekstradimin në Itali brenda një muaji. Nënsekretari brazilian i Drejtësisë, Jose Vicente Santini, kishte autorizuar fillimisht në emër të qeverisë federale dorëzimin e shefit tek autoritetet italiane, pasi nuk kishte marrë asnjë raport për procese gjyqësore në pritje kundër tij.

Por më 27 qershor, policia federale i komunikoi Ministrisë së Drejtësisë praninë e një urdhër-arresti të përkohshëm kundër Morabito në shtetin e Sao Paulos dhe kjo e shtyu Santinin të bllokonte procesin e ekstradimit.

 

arrestohet rocco morabito mafia ndragheta policia braziliane

Sondazh

Poll