Aktualitet

'U vetëplagosa'/ Policia zbulon ngjarjen: Pasi dhunoi gruan, 56-vjeçari në Tiranë tentoi të vriste veten

Ditën e djeshme, 56-vjeçari ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas këtij veprimi, ai tentoi që t'i jepte fund jetës me armën të cilën e kishte me leje.

30 Qershor 2022, 13:33 Nga A.B
'U vetëplagosa'/ Policia zbulon ngjarjen: Pasi dhunoi gruan,
Arme

TIRANË- Vetëplagosja e 56-vjeçarit në Tiranë ka pas një histori. Forcat blu kanë sqaruar ngjarjen në të cilën u përfshi personi me inicialet A.SH, i cili ditën e djeshme u paraqit në spital i plagosur, duke deklaruar se ishte vetëplagosur. Sipas njoftimit, ky person, ditën e djeshme ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas këtij veprimi, ai tentoi që t'i jepte fund jetës me armën të cilën e kishte me leje. Policia i ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ditën e djeshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas është paraqitur ditën e djeshme, në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll