Aktualitet

Bojkoti i avokatëve, Vishaj kundërshton vendimin: Nesër të shkojmë në SPAK

Në reagimin e tij thotë se avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë.

30 Qershor 2022, 13:04 Nga k.m.
Bojkoti i avokatëve, Vishaj kundërshton vendimin: Nesër të
Saimir Vishaj

TIRANË- Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat e masave të sigurisë për 10 ditë. Në reagimin e tij thotë se avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë. Për këtë arsye fton që ditën e nesërme, të paraqitet Shoqatën e Avokatëve Penalistëve të shkojnë në SPAK.

"Plazh! E turpshme  qe avokatet po bejne plazh me "leket" e klientëve  pa bere pune sidomos per masat e sigurimit.. nuk mundet te rrine ne burge te pandehurit  per fajin e Avokateve. Nuk mundet nje doktore te mos operojë  nje urgjencë  nga apandetisti .. Neser ftoj Shoqaten e Avokateve Penaliste te Shqiperise ora 08 para SPAK,"- shkroi Vishaj.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

saimir vishaj harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll