Aktualitet

Aksidenti i tretë brenda pak minutave! Përplaset çifti i të moshuarve në Lushnje

Çifti i të moshuarve, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Ford Fiesta” janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

30 Qershor 2022, 12:48 Nga A.B
Aksidenti i tretë brenda pak minutave! Përplaset çifti i
Foto ilustruese

LUSHNJE- Në byypas e Lushnjës sapo ka ndodhur një aksident. Çifti i të moshuarve, Arqile dhe Olimbi Gjini 80 dhe 81-vjeç nga lagjia Kastriot në Fier të cilët udhëtonin me një mjet tip “Ford Fiesta” janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Dy bashkëshortët kanë marrë plagë të rënda ku gruaja ka marrë më tepër dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte i moshuari gjë që ka sjellë të humbasë kontrollin.

Pak minuta më parë, në Durrës dhe në Fier ndodhën aksidente me disa të lënduar. 

aksident ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll