Aktualitet

Ishte bosh! Fundoset mjeti lundrues në Jalë

Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, pasi varka në momentin e fundosjes ishte bosh. 

30 Qershor 2022, 13:13 Nga DOSJA
Ishte bosh! Fundoset mjeti lundrues në Jalë
Foto ilustruese

VLORË- Një mjet lundrues është fundosur ditën e sotme në plazhin e Jalës në Himarë. Mjeti në pronësi të shtetasit Jorgo Andoni, ishte në Bovë rreth 100 m nga bregu, në momentin kur u fundos.

Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, pasi varka në momentin e fundosjes ishte bosh. 

Dy ditë më parë, në Dhërmi u fundos një jaht. Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.

fundoset jahti ne jale plazhi jale

Sondazh

Poll