Vrasja e Pjerin Xhuvanit, vendoset masa për 2 ish-drejtorët e Policisë, Nushi: Na lini rehat!
Sot nga kamerat e mediave është pikasur Albet Nushi, ish-drejtor krimesh në Elbasan, i cili u shfaq i pashoqëruar. Për mediat, ai ka thënë se: Nuk jam njohur me masën e sigurisë.
ELBASAN- Dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albet Nushi dhe Nikollaq Pano, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit, ku ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Kjo pasi të dy akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare.
Teksa shkonte në gjyq, sot nga kamerat e mediave është pikasur Albet Nushi, ish-drejtor krimesh në Elbasan, i cili u shfaq i pashoqëruar. Për mediat, ai ka thënë se: Nuk jam njohur me masën e sigurisë.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuria e Elbasanit, vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar pasi dy ish-zv drejtorët mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflikt verbal, e më pas nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve. Sipas të dhënave, nëse 2 zv.drejtorët do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën asgjë nuk do të kishte ndodhur. Kjo pasi ai ishte personi që PD-ja pretendonte se po blinte vota në favor të PS, para se t’i vinin për ndihmë Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj.
Po ashtu, sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Ky i fundit pretendonte se kishte ndaluar një mjet, pasi kishte dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Në dosje thuhet se 2 zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku viktima u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e forcave “Shqiponja”). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ai ishte pjesë e Strukturës së Armatosur për Mbrojtjen e Votës së Partisë Demokratike.
Sondazh
Bojkoti i avokatëve, Vishaj kundërshton vendimin: Nesër të shkojmë në SPAK
Saimir Vishaj TIRANË- Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë p...
Aksidenti i tretë brenda pak minutave! Përplaset çifti i të moshuarve në Lushnje
Foto ilustruese LUSHNJE- Në byypas e Lushnjës sapo ka ndodhur një aksident. Çifti i të moshuarve, Arqile dhe Olimbi Gjini 8...
Aksident edhe në Fier, përplasen 3 mjete, lëndohen drejtuesit e mjeteve
Aksident ne Fier FIER- Aksident i trefishtë në Fier. Pas aksidentit me tre të lënduar në Durrës edhe në Fier, janë ...
Kërkojnë faljen e kredive/ Qytetarët në Laprakë: S'kemi lekë për bukë, folëm me kabinetin e ministrit...
Qytetaret TIRANË- Qytetarët e pallateve 'Vefa' në Laprakë i kanë bërë thirrje qeverisë për falje kredish. P&eu...
Aksident në Durrës, 25-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen 3 persona
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident me tre persona të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur “4...
Kanabis me Postë nga Anglia, arrestohet i riu, si e ndihmonte ish-punonjësja (SKEMA)
Fotoja e droges qe po trafikohej nga Anglia TIRANE- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është zbu...
I dënuar në Itali/ Prokuroria e Lushnjës kërkon konfiskimin e pasurive të Fatmir Abdurramanit
Foto ilustruese LUSHNJE- Prokuroria e Lushnjës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatmir Abdurraman, i dënuar në Itali për ...
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Elsa Ulliri, s'përmbahet nga emocionet, shpreh lumturinë
Elsa Ulliri LEZHË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.&nb...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin Astrit Halilaj
Astrit Halilaj SHKODËR- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Astrit Halilaj. M...
VD/ Iu gjetën emigrantë në bagazh, arrestohen dy transportues në Elbasan
Foto nga Policia Elbasan ELBASAN- Një 36-vjeçar, Nertil Mimini dhe një 34-vjeçar, Lajdon Lamllari kanë r&...

