Aktualitet

Vidhet BMW-ja në gomisterinë në autostradë, dy persona e marrin me dhunë nga pronari

Dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë me dhunë mjetin tip 'BMW' e më pas janë larguar.

30 Qershor 2022, 13:31 Nga A.B
Vidhet BMW-ja në gomisterinë në autostradë, dy persona e
Policia

TIRANË- Një 32-vjeçar ka denoncuar në polici grabitjen e mjetit të tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës. Dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë me dhunë mjetin tip 'BMW' e më pas janë larguar. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMë”, dhe janë larguar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”

vidhet bmw ne tirane

Sondazh

Poll