Aktualitet

Kërkojnë faljen e kredive/ Qytetarët në Laprakë: S'kemi lekë për bukë, folëm me kabinetin e ministrit...

Disa prej të moshuarave thonë se nuk kanë bukë për të ngrënë e se nuk kanë mundësi.

30 Qershor 2022, 12:22 Nga A.B
Kërkojnë faljen e kredive/ Qytetarët në Laprakë:
Qytetaret

TIRANË- Qytetarët e pallateve 'Vefa' në Laprakë i kanë bërë thirrje qeverisë për falje kredish. Për 'Faxneës' ata shprehen se kanë vite që paguajnë. Po ashtu, disa prej të moshuarave thonë se nuk kanë bukë për të ngrënë e se nuk kanë mundësi. Ndër të tjera, ato bëjnë të ditur se kanë komunikuar edhe me kabinetin e ministrit por kanë marrë përgjigje negative. 

'Lekët i kemi paguar të gjitha, 16 milionë i kam paguar. Bukë me ngrene nuk kemi, le mo të paguajmë kredi. Nuk kemi se me çfarë t'i paguajmë. Disa i lënë me qera, të tjerë kanë vdekur. Kam komunikuar me kabinetin e ministrit, do paguani do paguani thonë. Pse duhet t'i paguajmë të gjitha. Pse duhet t'i paguajmë'- thonë qytetarët. 

proteste ne laprake

Sondazh

Poll