Politike

Meta pret delegacionin e KiE-së: E rëndësishme që të nisin negociatat, fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të bjerë

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se i shprehu domosdoshmërinë delegacionit për t'iu përgjigjur të gjitha problemeve të ngritura nga Parlamenti Europian.

30 Qershor 2022, 12:16 Nga d.a.
Meta pret delegacionin e KiE-së: E rëndësishme që të
Joseph O’Reilly, Asim Mollazada dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka theksuar rëndësinë e nisjes sa më parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se i shprehu domosdoshmërinë delegacionit për t'iu përgjigjur të gjitha problemeve të ngritura nga Parlamenti Europian.

Postimi:

Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, me z. Joseph O’Reilly dhe z. Asim Mollazada, që po vizitojnë Shqipërinë për mbledhjen e fakteve mbi situatën në Shqipëri.
Mirëprita angazhimin e Asamblesë Parlamentare dhe strukturave të tjera të Këshillit të Europës, përfshirë Komisionin e Venecias, për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe të lirisë së medias në Shqipëri.
Gjatë takimit theksova rëndësinë e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve të ngritura me shqetësim nga Parlamenti Europian, në rezolutën e tij të 19 majit.
Vura në dukje se fatkeqësisht Shqipëria vijon të zbresë shkallët e renditjes në të gjitha raportet ndërkombëtare që analizojnë nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, lirisë së medias, lirive politike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Njëkohësisht, theksova rëndësinë që ka forcimi edhe më shumë i bashkëpunimit në të ardhmen me Këshillin e Europës dhe të gjitha strukturat e tij.

joseph o’reilly asim mollazada ilir meta

Sondazh

Poll