Politike

PD hap selinë, i riu Mario Ceca nga foltorja: Jam nga Kashari, pse do protestoj më 7 korrik (ARSYET)

Ceca tha se palestra e shkollës së tij përmbytet ndërsa renditi edhe disa probleme të tjera që do e çojnë më 7 korrik në protestën e PD.

30 Qershor 2022, 12:10 Nga f.g
PD hap selinë, i riu Mario Ceca nga foltorja: Jam nga Kashari, pse do
Mario Ceca

TIRANE- Vendimi i Partisë Demokratike për të hapur dyertë e selisë një javë para protestës së 7 korrikut ka sjellë në foltoren e partisë dhe protagonistët e parë. I pari që ka dalë në foltoren e Partisë Demokratike është i riu Mario Ceca, 18 vjeç. Ceca tha se palestra e shkollës së tij përmbytet ndërsa renditi edhe disa probleme të tjera që do e çojnë më 7 korrik në protestën e PD.

Deklarata e plotë:
Unë jam Mario Ceca, 18 vjeç nga Kashari. Do të jem në protestën e 7 korrikut, për disa arsye që mund të duken gjëra të vogla, por mua më shqetësojnë: Palestra e shkollës "Sadik Stavileci", ku unë studioj, përmbytet sa herë bie shi. Punonjësit e bashkisë kanë ardhur disa here, dhe në vend që t’i vendosin ulluqet, që do ta zgjidhnin problemin, e lyejnë. Për bashkinë, e rëndësishme është që të duket mirë, jo të zgjidhet situata.

Unë sapo mbarova Maturën, me rezultate të shkëlqyera, dhe dua të shkoj për studime në Holandë ose Angli. Jo se nuk dua të rri në vendin tim, por a mund të bëhem unë një inxhinier softueri i mire, kur shkolla nuk ka kompjutera? Xhaxhait tim, për të ndërtuar shtëpinë në fshat, i duhen 10 milion lekë për të marrë lejen. Këto mund të duken gjëra të vogla, por për mua janë të rrezikshme. Bashkoju edhe ti protestës, sepse rreziqet tona janë edhe të Shqipërisë!

Nisma për të hapur partinë u prezantua dje nga Partia Demokratike përpara zhvillimit të protestës së parë që nga momenti që drejtimin e Partisë e mori kryetari Sali Berisha. Më 7 korrik PD ka njoftuar një protestë nën sloganin "Shqipëria në rrezik", ku në fokus është rritja e çmimeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

mario ceca protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll