Politike

VD-Rezoluta për Srebenicën, Balla: Shumë shpejt dorëzojmë në Kuvend dokument me rëndësi edhe për Kosovën

Balla tha se PS do të dorëzojë në Kuvend edhe një dokument me rëndësi për Kosovën. 

30 Qershor 2022, 11:56 Nga f.g
VD-Rezoluta për Srebenicën, Balla: Shumë shpejt
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi në dalje të Kuvendit se më 7 korrik do të zhvillohet në Kuvend seanca për miratimin e rezolutës për përkujtimin e viktimave të masakrës së Srebenicës. Balla tha se seanca përkon me shpalljen e 11 korrikut nga Parlamenti Evropian si dita e përkujtimit, ndërsa theksoi se në ditët në vijim, PS do të dorëzojë në Kuvend edhe një dokument me rëndësi për Kosovën, pasi u pyet nga gazetarët për rrëzimin e rezolutës së paraqitur nga PD. 

Pjesë nga fjala e Ballës:

Parlamenti Evropian shpalli 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë. Përmes diplomacisë kemi ftuar përfaqësuesë të Bosnje&Hercegovinës të jenë të pranishëm. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik, për shkak të pamundësisë së 11 korrikut për festën e Bajramit të Vogël. Solemniteti, shto edhe faktin që Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Ky dokument siç edhe jeni njohur, theksohet qëndrimi i qeverisë shqiptare. Duhet të kuptojmë që rezolutat janë dokument zyrtar që tregojnë dinjitetin e një shteti. është punuar nga ekspertët më të mirë nga institucionet që na përfaqësojnë si MPEJ. 

Në asnjë moment Kuvendi nuk do të lejohet që të përdoret nga persona të caktuar që për çështje me rëndësi siç është për ne Kosova, të luajnë për përfitime personale. Në ditët në vijim do të kemi një tjetër dokument me rëndësi për luftën në Kosovë, por është një dokument shumë kuptimplotë dhe për të ngritur sa më lart vlerat e UCK-së.

 

taulant balla seanca plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll